Situatë e tensionuar, tifozët boshnjakë përplasen me policinë jashtë “Air Albania” (VIDEO)

Sfida në “Air Albania” mes Tiranës dhe Zrinjskit, e vlefshme për Conference League nuk ka përfunduar siç duhet.

Shkak është bërë një tension i krijuar pas takimit jashtë stadiumit, me protagonist tifozët boshnjakë. Raportohet se këta të fundit janë përleshur me policinë, duke krijuar kështu një situatë të pakëndshme.

Kampionët boshnjakë fituan me rezultatin 0-1 ndaj Tiranës./ BW