Arrestohen vëzhguesit e OSBE-së në Ukrainën lindore

Shumë vëzhgues ushtarakë ndërkombëtarë nga Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) janë arrestuar në Ukrainë, thotë organizata.

“OSBE është jashtëzakonisht e shqetësuar që një numri anëtarësh të misionit kombëtar SMM (Misioni Special i Monitorimit) janë privuar nga liria në Donetsk dhe Luhansk,” tha organizata me bazë në Vjenë.

Organizata shtoi se “po përdor të gjitha kanalet e disponueshme për të lehtësuar lirimin e stafit të saj”, por nuk dha më shumë detaje.

Në një deklaratë të veçantë dje, misioni i Mbretërisë së Bashkuar në OSBE dënoi “raportet alarmante” se “forcat ruse kanë marrë robër anëtarët e stafit të SMM”.

Organizata thotë se vëzhguesit e saj atje kanë një mision civil të paarmatosur për të “vëzhguar dhe raportuar në mënyrë të paanshme dhe objektive mbi situatën”.

OSBE-ja vendosi misionin e saj në Ukrainën lindore në vitin 2014, por mandati i saj skadoi më 31 mars të këtij viti pasi Rusia e akuzoi atë për njëanshmëri dhe bllokoi zgjatjen e tij.