Gega del me një pikë nga fusha e Laçit, Kukësi fundos Dinamon

Skënder Gega e nis në mënyrën më të mirë aventurën me Skënderbeun. Korçarët të impenjuar në një transfertë të vështirë si ajo me Laçin arritën të merrnin një barazim me shumë vlera.

Është vetëm një pike por që do t’i shërbejë Skënderbeut dhe Gegës që të shpresojnë për mbijetesën teksa pjesa e parë e ndeshjes ishte shumë e ekuilbruar me Laçin që tentoi të shënonte.

Fraksioni i dytë nisi sërish me insistimin e vendasve që nuk tregohen të saktë para portës së Rexhepit ndërsa në 68’ Velkovski merr karton të kuq për faull ndaj lojtarit të fundit duke lënë me 10 lojtarë kurbinasit.

Në 72’ Vangjel Zguro bëhet protagonist për një sherr me tifozët e Laçit duke bërë që ndeshja të ndërpritet pak minuta ndërsa Gega vendos ta largojë nga fusha për të ulur tensionet.

Gjithsesi Skënderbeu reziston në fund edhe pse Laçi shënon në shtesë por anulohet me VAR duke mbyllur ndeshjen 0-0.

Në duelin tjetër, Kukësi rigjen fitoren me një sukses të pastër 2-0 ndaj Dinamos, një fitore që largon krizën momentale të verilindorëve.

Me humbjen e Vllaznisë, Kukësi duhej të fitonte për të ruajtur vendin e tretë dhe arriti ta bente teksa sfida u dominua dhe u fitua 2-0.

Që në pjesën e parë u duk superioriteti i Kukësit që në 27’ gjeti golin me një autogol! Ishte Prodani që devijoi një top të kthyer nga portieri Simoni.

Edhe pjesa e dytë ishte nën shenjën e Kukësit që në 55’ dyfishon dhe vë në kasafortë fitoren teksa Milunovic çon në rrjetë një kros nga De Lucas. Gjithsesi, edhe pse Dinamo tentoi të rihapte ndeshjen nuk mund të bënte më shumë me sfidën në Kamëz që mbyllet 2-0.


Shtuar 13.03.2022 16:42