Opozitari pro-rus kapet rob nga Ukraina, gruaja e mikut të Putin lut Boris Johnsonin që ta lirojë

Gruaja e liderit opozitar ukrainas Viktor Medvedchuk i ka bërë thirrje kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson që të ndihmojë në organizimin e një shkëmbimi mes bashkëshortit të saj dhe shtetasve britanikë në ushtrinë ukrainase të zënë robër nga Rusia.

“Zoti kryeministër, ju keni një ndikim të madh te presidenti Zelensky”, tha Oksana Marchenko në një fjalim në YouTube.

“Nëse nuk jeni indiferentë ndaj fatit të nënshtetasve tuaj, ndihmoni familjen dhe miqtë e tyre t’i kthejnë [ata] të më ndihmoni të kthej Viktorin”, ka thënë ajo.

Raportimet e fundit në mediat britanike ishin mbi shqetësimet e familjes së Aiden Aslin, për të cilin mediat ruse raportuan se është zënë rob në qytetin e Mariupolit. Aslin, që ka lindur në Britani, por ka edhe shtetësi ukrainase, ishte një nga dy burrat e përmendur nga Marchenko për ta shkëmbyer me burrin e saj.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha në kanalin e saj telegram se shpresonte që Johnson “nuk do të ishte i ngadalshëm për t’u përgjigjur”.

Medvedchuk u kap nga agjentët e sigurimit ukrainas të martën, ndërsa me sa duket po përpiqej të ikte në Rusi. Ai kishte qenë në arrest shtëpie nën dyshimin për tradhti, por u arratis kur Rusia pushtoi në fund të shkurtit.

Ai është një biznesmen i pasur me lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin.

Por Kremlini ka thënë më parë se nuk do ta merrte atë në konsideratë për ndonjë shkëmbim sepse ai është një “politikan i huaj”./GazetaExpress