Dush në mëngjes apo në mbrëmje, dermatologët janë të këtij mendimi

Të bësh dush në mbrëmje, apo në mëngjes: kjo është çështja! Mund të listoni një sërë arsysh përse njëra zgjedhje është mbi tjetrën, cilado qoftë ajo, por duket se kjo çështje nuk është aq personale, sa mendoni, pasi dermatologët kanë kryer një sërë kërkimesh për të dalë në një përfundim shkencor.

Këta të fundit janë të mendimit se njerëzit duhet të lahen gjithmonë në mbrëmje e për ta mbështetur këtë tezë do të përmbledhim disa arsye.

Larja e trupit dhe fytyra gjatë natës është e rëndësishme sepse produktet që përdorni fill pas pastrimit të lëkurës do të përthithen më mirë dhe do të kenë më shumë kohë të veprojnë.

Sipas Shoqatës Amerikane të Dermatologjisë, “vajrat, kremrat dhe solucionet veprojnë më mirë kur bllokojnë menjëherë lagështinë ekzistuese në lëkurën tuaj. Për ta zënë këtë lagështirë është shumë të nevojshme, të aplikoni një hidratant brenda pak minutash pasi keni larë fytyrën tuaj”, transmeton living.al.

Pas një dushi në mbrëmje, lëkura juaj ka më shumë shans për të thithur kremin hidratant gjatë gjumit sesa gjatë ditës kur ju mund të djersini apo ta fshini duke prekur lëkurën.

Hulumtimet nga Universiteti i Harvardit gjithashtu kanë treguar se dushi gjatë natës mund t’ju ndihmojë me problemet me gjumin. Një dush i nxehtë para gjumit është aq relaksues, por sigurohuni që të laheni 90 minuta para se të flini, pasi trupi fillon të ftohet gradualisht kur përgatitet për të rënë në gjumë.

Kjo për arsyen e thjeshtë: temperatura të jenë në sinkron me ritmin e qarkullimit të gjakut sipas Dr Janet K. Kennedy, një psikolog klinik dhe ekspert i gjumit. Ndonëse kjo mbetet në dorën tuaj mendojini këto përfitime para se ta lini dushin e mbrëmjes për mëngjesin e së nesërmes!