Përfshihet nga flakët apartamenti në Korçë, ja çfarë dyshohet

Zjarri ka përfshirë një apartament në lagjen 18 të qytetit të Korçës.

Sipas banorëve është dëgjuar një zhurmë e madhe, dyshohet shkak një bombël gazi. Ka dëme të shumta materiale, por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.

Zjarrfikësja ende po shuan flakët, ndërsa ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë.