Mejkët thirrje prindërve: Mos i lini fëmijët asnjëherë të ulen në këtë pozicion, është e dëmshme

Ndodh shpesh që fëmijët të mos marrin pozicionin e duhur kur ulen. Një prej tyre pozicioneve, është e ashtuquajtura “ulja W”.

Në këtë pozicion, fëmija ulet me gjunjë të shtrirë, kofshët e tij të rrotulluara nga brenda dhe shputat të shtrira anash. Pesha e trupit bie mbi anësoret e legenit, ndërsa muskujt e barkut dhe të shpinës nuk janë aktivë, kështu që është pothuajse e pamundur të lëvizësh bustin. Nëse vogëlushi juaj e merr këtë pozicion për një kohë të shkurtër, për shembull, për të filluar zvarritjen, nuk është e frikshme.

Cilat janë pasojat e “uljes W”?

Qëndrimi i zgjatur në pozicionin W lë pasoja të tilla si zhvillim jo i duhur i muskujve dhe bustit, si dhe deformime të nyjeve të ijëve, gjurit dhe gishtave të këmbës janë të mundshme. Mbajtja e ekuilibrit nuk zhvillohet në mënyrën e duhur dhe kjo më vonë ndikon në faktin që aktivitetet e vrapimit dhe kërcimit nuk do të zhvillohen në mënyrën e duhur dhe fëmija do të shalakatet gjatë ecjes. Si rezultat, mund të shfaqen dhimbje shpine.

Koordinimi sy-dorë gjithashtu mund të jetë i pamjaftueshëm, dhe më vonë ndikon në zhvillimin e dorës dominuese, vështirësi në të shkruar… Është shumë e rëndësishme të vëreni mënyrën se si ulet fëmija juaj sepse është e rëndësishme për zhvillimin e duhur, ia prezantoni në kohë dhe korrigjoni nëse është e nevojshme sepse kjo është periudha e jetës kur të vegjlit tuaj fitojnë zakonet e para.