Ibra goditi fort Messin për shkak të Topit të Artë, Zlatan ankohet për padrejtësi

Sulmuesi i PSG-së, Linel Messi, ka bërë 17 paraqitje për klubin këtë sezon, duke shënuar 11 gola dhe 14 asistime.

Përpara Kupës së Botës dhe play-off-it të Champions League, Messi tashmë konsiderohet pretendenti kryesor për Topin e Artë.

Ky reagim mediatik ndaj rezultateve të argjentinasit e mërziti shumë sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic.

Në një intervistë për Get French Football News, ai deklaroi: “Kur luaja në Francë, shënova 50+ gola dhe asistime çdo sezon, por askush nuk u interesua. Tani Messi po shënon 20 gola në të njëjtën ligë dhe mediat po bërtasin për Topin e Artë. Është e padrejtë, por ka qenë gjithmonë kështu”.

Zlatan ishte ndër të nominuarit për çmimin disa herë, por kurrë nuk mori çmimin kryesor. /G.D albeu.com/


Shtuar 11.11.2022 17:50