Shpërthime të fuqishme në Lviv, në Kiev anulohet shtetrrethimi i së dielës

BBC raporton se shpërthime të fuqishme janë ndjerë në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, ndërsa fotot tregojnë shtëllunga tymi të zi që ngrihen në qiell.

Nga ana tjetër, mësohet se në Kiev shtetrrethimi i së dielës është anuluar.

Ne kemi raportuar më herët se kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko kishte shpallur një shtetrrethimi në kryeqytetin e Ukrainës nga mbrëmja e sotme deri në mëngjesin e së hënës, por kjo tani është anuluar.

Ai nuk ka dhënë asnjë arsye për ndryshimin përveç se ka marrë “informacione të reja nga komanda ushtarake”./albeu.com