“Gjushi, Gjushi, por “bletët puntore” po bëjnë kërdinë”, Hoxha: Policët bashkiakë më të “motivuar” se kurrë pas zgjedhjeve

Pas më shumë se dy muajsh, duket se policia bashkiake e Tiranës është “rikthyer në detyrë’, pasi po gjobit çdo makinë në rrugë.

Ka qenë gazetari investigativ Artan Hoxha, i cili përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar policinë bashkiake, e cila pas dy muajsh “mungesë” ka rifilluar të “terrorizojë” qytetarët me gjoba.

Sipas Hoxhës për rreth dy muaj askush nuk gjobitej në Tiranë, pasi efekti i zgjedhjeve bëri të vetën, ndërsa menjëherë pas fitores së “madhe”, të gjitha “bletët punëtore” të Bashkisë kanë filluar të bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë, të gjobisin.

Ndëkrohë duke vijuar ironinë Hoxha thekson se askush se ka vënë re këtë ndryshim të policisë bashkiake gjatë ditëve të fundit, pasi të gjithë po bëratisn “Gjushi, krimi, droga”.


Postimi i Hoxhës:

Natyre e qete rrugicave te Tiranes…

Gjushi, Gjushi, krimi, krimi, droga, droga…

Por “bletet punetore” te policise bashkiake, qe kishin dy muaj zhdukur si me magji, jane kthyer në detyre per te gjobitur qytetaret me te motivuar se kurre, nen moton:

“Korr, shi, grumbullo pa firo”….


Shtuar 8.06.2023 22:13