Trafikantët “harrojnë” bananet, kokaina transportohet mes karkalecave, arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Itali

Të paktën 50 kg kokainë u gjet e fshehur në një kontejner mes karkalecave të ngrirë që vinin nga Ekuadori.

Mësohet se droga kishte destinacion Toskanën dhe nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 35 milionë eurove.

“Korrieri”, 23-vjeçar u arrestua. Ai është identifikuar si Islam Kurri me origjinë nga Shqipëria.

I riu, sipas asaj që u rikonstruktua nga hetuesit, kishte hyrë në zonën doganore natën mes të premtes së kaluar dhe të shtunës për të marrë kokainën dhe për t’ua dorëzuar atyre që e kishin porositur nga “narcos-it” e Amerikës së Jugut.

Ai ndodhet në burg në pritje të masës së sigurisë.

Policia ndërhyri në momentin që Kurti mori drogën nga kontejneri dhe ishte bërë gati për tu nisur me makinë.

Kokaina ishte paketuar në 45 pako të cilat kishin sipër simbolin e Audit.

Siç ndodh shpesh, simboli ishte gjuha e koduar për të treguar se ato ishin pakot që duheshin marrë nga shqiptari.


Shtuar 14.08.2023 13:47