DETAJET/ Të vrarë në një kodër, zbardhen emrat e dy viktimave në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, një një fshat aty ku janë gjetur të vrarë me armë zjarri dy shtetas.

Mësohet se bëhet fjalë për Kol Murranin dhe Preng Simonin, secili nga 60 vjeç.

Ata janë gjetur të vdekur në afërsi të fshatit dhe dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri.

NJOFTIMI ZYRTAR:

Në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër, Lezhë, në një kodër, janë gjetur të pajetë, shtetasit P. S. dhe K. M., rreth 60 vjeç, të cilët dyshohen se mund të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 27.04.2020 14:34