Furtunë në Vlorë, qyteti “zhytet” nën ujë (VIDEO)

Furtuna ka përfshirë qytetin e Vlorës, mbrëmjen e sotme.

Shiu dhe era e fortë kanë krijuar vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve, duke kufizuar pamjen për shoferët.

Nga rreshjet niveli i ujit në rrugë është rritur duke dalë mbi trotuare.

Në pothuajse të gjithë kryqëzimet e qytetit janë krijuar radhë trafiku për shkak të kufizimit të lëvizjes.

Ndërkohë përkeqësimi i motit dhe deti me dallgë kanë sjellë pezullimin e lundrimit detar në Vlorë.

Sipas informacioneve, mësohet se për shkak të këtyre kushteve të motit, lundrimi do të jetë i pezulluar deri në datën 30 nëntor./albeu.com/


Shtuar 28.11.2021 20:15