Versioni “hot”, Dua Lipa publikon klip të ri për këngën “Physical” (VIDEO)

Këngëtarja Dua Lipa, ka publikuar një videokilip të ri për këngën e saj “Physical”.

Kjo këngë e cila është publikuar në kanalin YouTube me 21 shkurt të këtij viti, vetëm brenda tre javëve ka marrë mbi 42 milionë klikime.

Klipi i ri i këngës është vërtetë “hot” i realizuar në një palestër, me plot skena të nxehta dhe padyshim një nga më të zhveshurit deri më tani nga Dua.

Kujtojmë se para tre muajsh ajo ka publikuar edhe këngën tjetër të titulluar “Don’t Start Noë” e cila është vlerësuar jashtëzakonisht mirë.


Shtuar 7.03.2020 08:47