Kovaçevski: Ngrirja e çmimeve do të ndihmojë që tryezat e qytetareve gjatë festave të jenë më të begatshme

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, deklaroi sot se ngrirja e çmimeve do të ndikojë që tryezat e qytetarëve gjatë festave të jenë më të begatshme.

Kovaçevski shtoi se qeveria nuk do të ndalet këtu, por do të vazhdojë edhe më tej të mbrojë standardin e qytetarëve.

“Harxhimet për jetë janë rritur për shkak të luftës në Ukrainë, kjo është edhe arsyeja që Qeveria ka sjellë një sërë masash, duke u nisur nga rritja e pagës minimale, rritjen e pensioneve, rritjen e ndihmës sociale për qytetarët, miratuam masat anti-krizë në vlerë prej 760 milionë euro të cilat ishin të dedikuara për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve. Po afrohen festat fetare Pashkët dhe Bajrami, koha kur në tryezat e qytetarëve tanë duhet të ketë sa më shumë produkte, me qëllim që ajo të jetë më e pasur. Masa për ngrirjen e çmimit të vezëve, orizit dhe qumështit e sjellim pikërisht në këtë kohë që të ndihmojmë gjithkënd dhe gjithkund të prag të festave… Nuk do të lejojmë që dikush të pasurohet në kurriz të qytetarëve gjatë kohës së krizës. Kjo është koha e solidaritetit dhe jo profitit shtesë. Qeveria ka ndihmuar gjatë gjithë krizave, përfshi pandeminë, krizës energjetikë dhe luftën në Ukrainë”, deklaroi Kovaçevski.

Ndërsa ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, u shpreh se nesër në mbledhjen e qeverisë do të marret vendimi.

“Me shumë gjasa nesër në mbledhjen e qeverisë do të merret vendim për ngrirjen e çmimeve të produkteve higjienike…ne presim edhe analizat nga Drejtoria Doganore në pjesën e çmimeve të importit të raportuara nga tregtarët që merren me fruta. dhe perime, pra të shohim se sa është diferenca në marzhë që gjatë kësaj jave të ngrijmë edhe produktet e importuara, që në përgjithësi janë fruta”, tha Bekteshi.