“Lojtar i madh, por largimi i Ronaldos nga Man United mund të ndihmojë Erik ten Hag”

Neil Warnock beson se largimi i Cristiano Ronaldos nga Manchester United mund të ndihmojë trajnerin Erik ten Hag.

“Pavarësisht faktit që ten Hag nuk do ta thotë publikisht, mendoj se ai nuk do të jetë shumë kundër largimit të Ronaldos nga klubi.

Lojtar i madh, por Manchester United duhet të mbështesë Ten Hag me lojtarët që i nevojiten, le të ndërtojë ekipin e tij dhe të rikthejë shpirtin në dhomën e zhveshjes”, shkroi në Twitter ish-trajneri i Premier League. /albeu.com/