Marrëveshja Shqipëri-Britani, kthehen mbi 40 emigrantë shqiptarë që hynë ilegalisht në Angli

Më shumë se 40 emigrantë shqiptarë që u përpoqën të hynin në Britani me gomone, janë kthyer në Shqipëri pasi janë dëbuar nga Britania e Madhe.

42 persona zbritën dje në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës Nënë Tereza në kryeqytetin shqiptar, pasi u larguan më herët nga Britania e Madhe.

Ata përfshinin 32 persona të cilët ishin dënuar me burg për vepra të ndryshme penale nga trafiku i drogës te hyrja e paligjshme në vend. Gjithashtu ishin dhe gjashtë azilkërkues dhe 4 vetë të tjerë që kishin shkelur afatin e vizës dhe që kishin mbërritur më parë në Britani ilegalisht.

Ata u shoqëruan nga oficerët britanikë të Emigracionit dhe në ulje u pritën nga policia shqiptare. Mendohet se ky është fluturimi i katërt nga Britania në pak më shumë se një muaj që deporton shqiptarët.