Sulmet kibernetike/ Prokuroria kërkon “arrest shtëpie” për 5 punonjësit e IT, Gjykata e Tiranës ndryshon masën

Gjykata e Tiranës nuk e ka miratuar kërkesën e prokurorisë për masën “arrest shtëpie” për pesë punonjësit e IT në Departamentin e Administratës Publike.

Gjykata ka vendosur detyrim paraqitje lidhur me hetimet për sulmet kibernetike në vendin tonë nga Irani.

Dy sulmet ndodhën fillimisht ndaj sistemeve qeveritare onlinë dhe më pas ndaj sistemit TIMS të policisë.