Mbështetën Ukrainën, dënohen me burg 5 aktivistë bjellorusë

Pesë aktivistë bjellorusë, të cilët u arrestuan me dyshimin për dëmtimin e hekurudhave në vend, ku si rrjedhojë u ndërpre furnizimi me armë dhe kalimin e trupave ruse në Ukrainë, janë dënuar me akuza për terrorizëm.

Një gjykatë në qytetin lindor të Babruysk dënoi Kanstantsin Yermalovich më 10 gusht me 16 vjet burg dhe e urdhëroi atë të paguante një gjobë prej 9,600 rubla (3,800 dollarë).

Vital Mankevich u dënua me 15 vjet burg dhe Ihar Kazlou u dënua me 14 vjet burg.

Në këtë rast ishin dy gra, Nadzeya Polkina dhe Natallya Ked. Polkina u dënua me dy vjet burg, ndërsa Ked u dënua me dy vjet burgim me kusht. Pesë aktivistët u akuzuan për kryerjen e një akti terrorist, kërcënimin për kryerjen e një akti terrorist, krijimin e një grupi terrorist dhe fyerjen e presidentit të vendit.

Pesë aktivistët ishin në mesin e rreth 60 burrave dhe grave të arrestuar për përfshirjen e tyre të dyshuar në këtë akt në mbështetje të Ukrainës.

Bjellorusia nuk është pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë në luftën në Ukrainë, por ka ofruar mbështetje logjistike për Rusinë, duke lejuar forcat ruse të hyjnë në Ukrainë përmes territorit të Bjellorusisë.