Ekstazi, vaj kanabisi dhe kokainë në banesë, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë

Një 49-vjeçar ka rënë në pranga në Tiranë, pasi policia i gjeti lëndë narkotike gjatë kontrollit në banesë.

Atij iu gjet sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, kanabis, ekstazi, si dhe sasi vaji kanabisi.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Goditet 1 rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike, ekstazi, kanabis dhe kokainë, në doza, vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike kokainë, kanabis, ekstazi, si dhe sasi vaji kanabisi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga informacionet policore të siguruara, se një shtetas shpërndante lëndë narkotike në kryeqytet, kanë vijuar kontrollet për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tij. Si rezultat, u godit 1 rast i kësaj veprimtarie kriminale dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

– K. B., 49 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën 49-vjeçarit, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, kanabis, ekstazi, si dhe sasi vaji kanabisi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 7.05.2023 10:19