“Të dyshuarit e policisë”, Stresi, Noizy dhe Sazan Guri në listën e hakerave iranianë

Një listë e publikuar nga hakerat iranianë, që ishte pjesë e sistemit MEMEX që përfshin të gjithë informacionin policor për personat e dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale, shfaqet dhe emri i Stresit, Noizyt dhe ai i ambientalistit Sazan Guri.

Në 49 file-t e publikuara me gjeneralitete dhe foto të personave me shtetësi shqiptare, të titulluara “Albanian Suspects”, ka edhe shumë emra të tjerë të jetës publike në vend.

Dy ditë më parë, hakerat “Homeland Justice” publikuan të dhëna që sipas tyre kanë dalë nga kartoteka e Policisë së Shtetit dhe programit MEMEX.,

Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal. Ky sistem shërben për marrjen dhe transmetimin e njoftimeve për ngjarjen kriminale të ndodhur, informacionit policor si dhe të dhënave për personat e implikuar në këto ngjarje apo informacione.