Ziyech-Milan mund të realizohet, kampionët e Italisë kanë gati ofertën për në janar

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Milan është në avantazh për të fituar shërbimet e Hakim Ziyech të Chelsea.

Kuqezinjtë kanë bërë gati planin e ofertës për të sjellë në Itali yllin e Marokut. Në janar, marrëveshja e strukturuar do të jetë një huazim deri në qershor dhe më pas blerja përfundimtare për një shumë prej 15 milionë euro.

Ziyech thuhet se është i gatshëm të ulë pagën e tij dhe të binte shumë më poshtë se 6 milionë euro që fiton në Premier League.

Transferimi i Hakim Ziyech do të jetë identik si ajo e Tomorit dhe Giroud./h.ll/albeu.com

 


Shtuar 8.12.2022 09:27