Rama: Nga janari, shteti merr në mbrojtje fëmijët kujt humb jetën në krye të detyrës

Kryeministri Edi Rama nga foltoja e Kuvendit i bëri parashtrim ligjit të ri që pritet të fillojë zbatimin nga janari 2021 për Statutin ‘fëmijë në mbrojtje të Republikës”.

Rama tha se të gjitha nënat me 3 ose më shumë fëmijë do të përfitojnë dyfish, ashtu si dhe të gjitha nënat dhe gratë e dhunuara, apo me fëmijë me aftësi ndryshe, apo jetimët që janë në skemën e ndihmës ekonomike.

Po ashtu edhe në statusin do të jenë dhe fëmijët, apo personat në kujdestari të dëshmorëve të atdheut, të mjekëve apo infermierëve që kanë humbur jetën si pasojë e Covid 19, për personat që kanë humbur jetën për të mbrojtur persona të tjerë, të shtetasve shqiptarë që kanë humbur jetën në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Ne mund ti përcjellim si fakte dhe jo më si qëllime të mira, disa ndryshime të rëndësishme të miratuara në Kuvend, si dhe një ndryshim që do të bëjmë sot. Duke nisur nga Janari, të gjitha nënat me 3 ose më shumë fëmijë, në skemën e ndihmës ekonomike, do të përfitojnë dyfish, ashtu si dhe të gjitha nënat dhe gratë e dhunuara, apo me fëmijë me aftësi ndryshe, apo jetimët që janë në skemën e ndihmës ekonomike.

Sot shtohet dhe një kategori tjetër, për fëmijët me statusin e ‘fëmijë nën mbrojtjen e Republikës’, që materializon një qasje të vazhdueshme të kësaj shumice, në raport me ata që ndihen më të dobët.

Me votën e sotme Kuvendi, do të përcaktojë një status të ri, për të gjithë fëmijët, apo personat në kujdestari të dëshmorëve të atdheut, të mjekëve apo infermierëve që kanë humbur jetën si pasojë e Covid 19, për personat që kanë humbur jetën për të mbrojtur persona të tjerë, të shtetasve shqiptarë që kanë humbur jetën në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme.

Përmes kësaj nisme, shteti merr në mbrojtje dhe përkujdesje të veçantë, të gjithë fëmijët e këtyre kategorie prindërish, për të përballuar jetën në kushtet e humbjes së prindërve. Statusi ‘fëmijë nën kujdesin e Republikës’, sigurohet deri në 18 vjeç, dhe vazhdon deri në 25 vjeç nëse ata vazhdojnë arsimin e lartë”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 20.12.2021 10:45