Dhunonte të dashurën, arrestohet 26-vjeçari në Vlorë

Në Vlorë është arrestuar një 26-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij dhe nuk i është bindur urdhrit të policisë për ndalim.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. C., 26 vjeç, banues në fshatin Gorisht, Vlorë, pasi ka dhunuar fizikisht të dashurën e tij dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për ndalim”.

Gjithashtu është arrestuar edhe një 32-vjeçar po në Vlorë për dhunë ndaj bashkëshortes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin E. Ç., 32 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij”, njofton policia./albeu.com


Shtuar 16.07.2021 10:32