Aksident në Berat, 22-vjeçari përfundon në spital

Një 22-vjeçar ka mbetur i lënduar në Berat, si paosjë e një aksidenti rrugor.

Uniformat blu bëjnë me dije se 22-vjeçari ishte duke udhëtuar me motor, në momentin kur ai u përplas me një makinë tip “Audi”.

Ngjarja ndodhi në rrugën urbane “Antipatrea”, rreth orës 12:00, pranë vendit të quajtur “Dogana”.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.


Shtuar 23.01.2023 13:19