Plagosi me thikë partnerin e dehur për 8 Mars, arrest shtëpie për nënën e 3 fëmijëve në Fier

Arinarda Asllani është 33-vjeçarja që plagosi me thikë basjkëjetuesn e saj në Fier, pasi ky i fundit u kthye në shëpi në gjedje të alkoolizuar.

33-vjeçarja, nënë e tre fëmijëvë doli sot para gjykatës së Fierit, për t’iu komunikuar masa e sigurisë.

Ajo është liruar nga burgu, duke iu caktuar masa ‘arrest shtëpie’. Masa u dha nga gjykata e Fierit, ndërsa edhe prokuroria ka pasur të njëjtën kërkesë.

Ngjarja ndodhi më 8 mars në banesën e tyre në lagjen “Liri”.

33-vjeçarja plagosi me thikë bashkëjetuesin e saj, 33 vjeç Arjan Jorgati.

Jorgati kishte shkuar ne gjendje te dehur në banesën ku bashkëjetonte me 33-vjeçaren dhe tre fëmijët e saj. Gjate kohës kur ka ndodhur ngjarja fëmijët e mitur të autores kanë qenë në gjumë./albeu.com/


Shtuar 10.03.2023 11:47

Tags: