Blinkeni viziton Çikagon në dyvjetorin e Administratës Biden, takon edhe çiftin nga Kosova

Blinkeni viziton Çikagon në dyvjetorin e Administratës Biden, takon edhe çiftin nga Kosova

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaroi të premten se nën administrimin 2 vjeçar të presidentit Joe Biden, Shtetet e Bashkuara ndodhen “në pozitë më të mirë në botë” për të drejtuar çështje globale si ndryshimet klimatike, Covid-19 dhe opioidet e rrezikshme.

Këto komente Blinken i bëri gjatë vizitës së tij në Chicago këtë javë, ku mori pjesë edhe në ngjarjen për qasjen e politikës së jashtme të politikanit demokrat David Axelrod në Universitetin e Chicagos, raporton AP.

Në po të njëjtën ditë, Blinkeni u takua me disa refugjatë, të cilët punojnë në Kompaninë “Eli’s Cheesecake”, përfshirë një çift nga Kosova. Ai lavdoi kompaninë për partneritetin shumëvjeçar me agjencionin strehimor “Refugee One”, i cili u ndihmon njerëzve të gjejnë punë, shkolla ose burime tjera pasi të arrijnë në SHBA.

“Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, takoi Vlora dhe Bashkim Morinën, burrë e grua imigrantë nga Kosova, të punësuar në kompaninë ‘The Eli’s Cheesecake’, të premten 20 janar, 2023, në Çikago. Blinken lavdëroi kompaninë me bazë në Çikago për përkushtimin e tyre për të punësuar refugjatë e imigrantë”, thuhet në foto-legjendën e AP-së.

Sekretari amerikan u takua gjithashtu edhe udhëheqës të grupeve lokale ukrainase që po punojnë të ndihmojnë njerëzit në Çikago të ikur nga agresioni rus./Express/


Shtuar 21.01.2023 14:57

Tags: