“Më ka humbur gruaja”, i moshuari kërkon ndihmë për gjetjen e 38-vjeçares

Një 38-vjeçare është zhdukur në Tiranë.

Ka qenë bashkëshorti i saj 61 vjeç ai që ka denoncuar në Komisariatin e Policisë Nr.6 në Tiranë zhdukjen e saj.

Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se shtetasi me ininciale B.M, ka kallëzuar në polici se bashkëshortja e tij 38-vjeçare P.M, është larguar nga banesa.

Menjëherë pas kallëzimit efektivët janë vënë në lëvizje për gjetjen e gruas.

Njoftimi i Policisë

Në Komisariatin e Policisë Nr. 6 është paraqitur shtetasi B. M., 61 vjeç, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja P. M., 38 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj./albeu.com/