Bie nga lartësia e pallatit, humb jetën i moshuari në Durrës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës. Në lagjen nr.3 një i moshuar është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e pallatit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:00, në lagjen nr. 3 Durrës, shtetasi J. P., 83 vjeç, dyshohet se aksidentalisht  ka rënë nga lartësia e pallatit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 3.12.2022 21:47