“E kuptoj që emri im shet, por…”, Noizyt nuk i del inati me Luanën, reagon sërish për fotot e tij në program

Pasi reagoi ashpër ndaj fotos së tij e cila është përdorur gjatë një loje në emisionin e moderatores, Luana Vjollca, duket se Noizyt nuk po i del ende inati.

Së fundmi reperi ka bërë një tjetër reagim nëpërmjet një postimi në InstaStory. Noizy shprehet se është i vetëdijshëm që emri i tij është kthyer në një ‘brand’ dhe që shet dhe prodhon lajme gjithmonë.

“Noizy” është “brand” dhe e kuptoj që shes, e kuptoj sinqerisht. Prandaj më bien nervat se ua di hallin. Sa për muzikë, do e kisha lënë me kohë, por çfarë k**n të dëgjosh?Ika…”, ka shkruar ai.

Kujtojmë së në postimin e tij në Instagram  nuk munguan as ofendimet duke iu drejtuar prezantueses : “më keni çarë trapin me këto krahasimet”, ku i kërkon që foto e tij të mos përdoret më gjatë lojës. Ai u shpreh se “s’është në garë me këlyshë, që ngelën duke e vrarë”.

“O Luana Vjollca me fal per shprehjen po me keni ça trapin me kto krahasimet, ma hiq foton nga aty se ngelen tu m’vra ?ket mund ta thoja dhe privat po ajd mo..

Pytjet i beni shume te neveritshme doni vetem sherre me ndodh, se Cfar ndodh me rrepistat me Vone ste plas bytha ty, a rrifen a vriten a shahen, ty te intereson emisioni me ber fam në tiktok, Hiqe foton time nga aty se sjam ngara me klysha”, shkruan Noizy.


Shtuar 19.12.2022 23:46