Konsumuan alkool natën e ndërrimit të viteve, arrestohen futbollistët iranian

Disa futbollistë iranianë u arrestuan mbrëmjen e djeshme në Teheran, teksa po pinin në një festë të Vitit të Ri ku kishte të pranishme dhe gra.

“Futbollistët si dhe ish-lojtarët e një prej klubeve kryesore të futbollit të Teheranit u arrestuan mbrëmë [të shtunën] në një festë të përzier në qytetin e Damavendit,”- raportoi agjencia e lajmeve Tasnim, pa specifikuar emrat e lojtarëve apo klubeve të tyre.

Vihet re se disa nga lojtarët “nuk ishin në gjendje adekuate pasi kishin pirë alkool” e sipas ligjit iranian, konsumimi dhe shitja e alkoolit është e ndaluar. /albeu.com