Aksident në Korçë, makina del nga ura dhe bie në lumë, raportohet për një viktimë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Polenë në Korçë.

Bëhet me dije se një automjet ka rënë nga ura duke përfunduar në lumë.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje ku është bërë e mundur nxjerrja e automjetit dhe trupi i pajetë i drejtuesit të automjetit.

Njoftim policie

Më datë 11.12.2022, rreth orës 20:38, tek ura pranë fshatit Polenë, Korçë, shtetasi A. P., 45 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Nissan”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumë.

Drejt vendngjarjes u dërguan ambulanca, shërbimet e Policisë Rrugore dhe zjarrfikësja, të cilët bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë, të drejtuesit të automjetit shtetasit A. P., i cili udhëtonte i vetëm.

Trupi i 45-vjeçarit, u dërgua në morgun e spitalit Korçë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./albeu.com

 


Shtuar 11.12.2022 21:10