Berisha ndan videon nga procesi i numërimit të votave: Basha humbet në lagjen e tij

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë në Facebook një video nga procesi i numërimit të votave për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Në postim, Berisha shkruan se numërimi i çdo vote po bëhet në prani të medias.

Më tej ish-lideri i PD-së ka bërë ironi duke thënë se zona 8 në Tiranë është perla e referendumit, pasi Basha ka humbur në lagjen e tij

“Numerimi i çdo vote para mediave.  Ky eshte standarti yne! Zona 8 eshte perla e referendumit, Basha humbet ne lagjen e tij. Sb”, shkruan Berisha./albeu.com


Shtuar 18.12.2021 19:46