Linja e rrobave nga Kiara, ironizon Zhaklin Lekatari: Së shpejti në treg kruajtëset…

Ditën e djeshme Kiara Tito prezantoi prezantoi projektin e saj të ri, linjën e rrobave të banjos. Shumë ishin komentet pozitive, mirëpo kishte dhe nga ana që u tallën apo e ironizuan.

Një prej tyre është dhe opinionistja e “Big Brother Vip Albania 2”, Zhaklin Lekatari. Ditën e sotme, ajo ka postuar një foto të një pakoje kruajtëse dhëmbësh, ku ironizon Kiarën, duke thënë se do hedhë në treg këtë produkt.

Kruajtëset e dhëmbëve, Zhaklin Lekatari. Soon në tregun shqiptar”-shkruan Zhaklina.

Kujtojmë se Kiara dhe Zhaklina kishin përplasjet e tyre gjatë disa edicioneve të “BBV”. Zhaklina akuzoi moderatoren se e kishte kërcënuar, e nga ana tjetër Kiara pretendonte se kishte sulme nga ajo.

Edhe në post “BBV”, debatet mes tyre nuk munguan. E mesa duket, Zhaklina po e vijon “dramën” mes tyre edhe jashtë shtëpisë së famshme.

A do reagojë Kiara? Mbetet të shihet…


Shtuar 2.07.2023 11:26