Shkrumbohet nga flakët vila e ish-deputetit shqiptar në Milano, shpëton familja

Është përfshirë nga flakët banesa e ish-deputetit Eduart Ndocaj në qytetin e Milanos në Itali.

Bëhet e ditur se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike dhe ka djegur katin e katërt të objektit në pronësi të ish-deputetit.
Në një reagim për Euronews Albania, Ndocaj ka thënë se zjarri masiv ka shpërthyer në orën 2 e gjysmë të natës. Ai tha se në banesë ndodheshin 8 pjestarë të familjes së tij të cilët mundën të dilnin dhe të shpëtonin mrekullisht.

Kati i fundit i ndërtesës ku kishim një objekti druri, gjatë natës ka rënë një zjarr i jashtëzakonshëm, sa dogji gjithçka. As zjarrfikësit nuk mundën të shpëtonin asgjë.

Të paktën ata mundën të bënin që flakët të mos përhapeshin në katet e tjera të banesës. Prona është e siguruar dhe presim që të vijnë ekspertët e siguracionit që të konstatojnë dëmet dhe të vazhdojmë me pjesën ligjore.

Pas asaj që është konstatuar, është një shkëndijë elektrike që ka ndodhur nga ora 2 e gjysmë e natës dhe ka shpërthyer në flakë për shkak se ka pasur dhe një strukturë druri. Ishim të gjithë këtu brenda, sepse këtu jetojmë dy familje me gjithë vëllain. Ishim 8 pjestarë të dy familjeve. Fatmirësisht ishte vajza zgjuar pasi ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale. U zgjuam dhe mundëm të dilnim”, tha Ndocaj./albeu.com/