Nuk paska mbaruar, Johnny Depp i rikthehet gjyqit me Amber Heard

Nuk paska mbaruar beteja mes Johnny Depp dhe Amber Heard. Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga E!News, aktori ka kërkuar të anulohet vendimin prej 2 milionë dollarësh të dhënë për Heard gjatë gjyqit për shpifje.

Më 1 qershor, Gjykata në Virxhinia vendosi që Heard ishte përgjegjës për shpifje ndaj Depp dhe i dha aktorit 15 milionë dollarë dëmshpërblim.

Gjykatësja e Gjykatës së Qarkut Fairfax, Penney Azcarate, më vonë e zvogëloi dëmin ndëshkues në 350,000 dollarë, që është kufiri ligjor i shtetit, duke e bërë dëmshpërblimin e tij total më pak se 10.4 milionë dollarë. Kurse sa i përket kundërpadisë së Heard, juria i dha aktores 2 milionë dollarë si dëmshpërblim.