Hëna e re do ju ndryshojë jetën këtyre katër shenjave të Horoskopit

Të hënën, më 17 korrik, Hëna e Re do të ngrihet në qiell në shenjën e dhembshur, intuitive dhe familjare të Gaforres, duke theksuar përkushtimin ndaj shtëpisë dhe familjes. Kjo është koha kur shumica e shenjave do të zbulojnë se ku përkasin në të vërtetë. Gjithashtu, përgatituni të ndërgjegjësoheni për atë që ju lëndon, sepse për të kuptuar dhe shëruar plagët tuaja, fillimisht duhet t’i kuptoni.

BRICJAPI

Kjo Hënë e Re ‘godet’ shtëpinë tuaj të katërt të çështjeve personale dhe familjare, kështu që përgatituni që të gjitha sekretet të zbulohen. Kjo është një periudhë në të cilën do të frymëzoheni t’i përkushtoheni shtëpisë tuaj – pastroni, rinovoni ose ndryshoni planimetrinë e banesës, madje mund t’ju vijë ideja për të lëvizur.

GAFORRJA

Pranojeni, ju pëlqen të jeni të adhuruar! Kjo Hënë e Re do të thotë që ju do të jeni në krye të gjithçkaj. Bëhuni gati të shiheni në pasqyrë dhe të dalloni diçka krejtësisht të re – kjo është një periudhë që në mënyrë të pashmangshme sjell ndryshime nga brenda. Identiteti juaj ndryshon dhe zhvillohet me kalimin e kohës dhe përvojës. Jeni bërë një person më i fuqishëm dhe interesant dhe duhet të jeni krenarë për këtë.

PESHORJA

Kjo Hënë e Re do të sjellë një shpërthim energjie në shtëpinë tuaj të 10-të të imazhit publik, dhe kjo do të thotë vetëm një gjë – do të jeni në qendër të vëmendjes! Do të merrni lajme që do të përmirësojnë reputacionin tuaj në shoqëri dhe do të ndryshojnë jetën tuaj për mirë. Mund të arrini majat shumë më shpejt nga sa prisnit.

BRICJAPI

Marrëdhëniet tuaja po ndryshojnë! Kjo Hënë e Re do të inicojë një dinamikë të re të procesit të dhënies dhe marrjes dhe do t’ju japë motivimin për të filluar të vlerësoni më shumë partneritetin tuaj. Do të analizoni marrëdhëniet që keni dhe ndikimin që kanë tek ju dhe do të merreni më thellë me to dhe kjo mund t’ju çojë në zbulime interesante. Mos kini frikë nga e vërteta, edhe nëse kjo nënkupton prishjen e disa marrëdhënieve dhe lëkundjen e imazhit që personi tjetër ka për ju. E vërteta është e rëndësishme të dini se me kë po kaloni kohë në të vërtetë.


Shtuar 16.07.2023 15:51