Neymar vendosi rekord botëror, njihuni me top-10 brazilianët që kanë luajtur me Barcelonën

Brazilianët mbushin skuadrat e futbollit të kejt botës. “Samba” kërcehet në pothuajse të gjitha klubet, aq të shumtë janë futbollistët që dalin nag vendi gjigand amerikano-jugor. Jo më kot, ky vend e ka fituar 5 herë Kupën e Botës, sepse e ka në AND këtë sport, nxjerr yje të pafundme nga viti në vit.

Nisur nga blerja e fundit e Barcelonës, konkretisht e anësorit Raphinha te Leeds United, po ndalemi te 10 brazilianët më të mirë që kanë luajtur me skuadrën katalanase.

Në fakt ka qenë “goal.com”, portali i njohur që e ka bërë renditjen e mëposhtme, duke nisur nga blerja më e shtrenjtë e Barcelonës në histori, Coutinho për 160 milionë euro, por deri diku e dështuar, për të mbërritur te Neymar, shitja rekord botëror e këtij sporti për 222 milionë euro nga blaugranat te PSG. Ja shkrimi i plotë i “GOAL”:

“Barcelona ka parë disa lojtarë brazilianë duke veshur fanellën e saj të famshme në të kaluarën, disa prej tyre janë legjenda të kësaj loje magjike. Lojtarë si Ronaldinho, Neymar, Ronaldo (Fenomeni), Rivaldo dhe Romario kanë luajtur për Blaugrana-t dhe kanë pasur sukses mbresëlënës.

Ka pasur edhe brazilianë që nuk kanë arritur të përmbushin pritshmëritë. Philippe Coutinho, për shembull, u ble në janar 2018 për një tarifë rekord të klubit prej 160 milionë euro.

Coutinho qëndroi në “Camp Nou” deri në vitin 2021, por nuk arriti të kishte shumë ndikim. Ai u dërgua në huazim te Bayern Munich dhe më pas tek Aston Villa, përpara se klubi i Premier League ta blinte atë për 20 milionë euro.

Ndërsa Raphinha bëhet ylli i fundit brazilian që i bashkohet Barcelonës, ne iu hedhim një vështrim 10 futbollistëve më të mirë brazilianë, që kanë luajtur ose luajnë për skuadrën katalanase.

Ronaldinho Barcelona 11092009

1. Ronaldinho

Periudha te Barcelona: 2003-2008

Trofetë: La Liga (2), Superkupa e Spanjës (2), Liga e Kampionëve (1)

Dani Alves Barcelona Mallorca LaLiga 2022

2. Dani Alves

Periudha te Barcelona: 2008-2016, 2021-2022

Trofetë: La Liga (6), Superkupa e Spanjës (4), Kupa e Mbretit (4), Liga e Kampionëve (3), “Copa Catalunya” (2), Superkupa e Katalonjës (1), Superkupa e Europës (3), Botërori i Klubeve (3).

Neymar Barcelona Granada La Liga

3. Neymar

Periudha te Barcelona: 2013-2017

Trofetë: La Liga (2), Superkupa e Spanjës (1), Kupa e Mbretit (3), Liga e Kampionëve (1), Botërori për Klube (1).

Ronaldo Barcelona

4. Ronaldo

Periudha te Barcelona: 1996-1997

Trofetë: Kupa e Fituesve të Kupës UEFA (1), Superkupa e Spanjës (1), Kupa e Mbretit (1).

Romario Barcelona 1994

5. Romario

Periudha te Barcelona: 1993-1995

Trofetë: La Liga (1)

Rivaldo Barcelona

6. Rivaldo

Periudha te Barcelona: 1997-2022

Trofetë: La Liga (2), Kupa e Mbretit (1), Superkupa e Europës (1)

ADRIANO BARCELONA AJAX CHAMPIONS LEAGUE 09182013

7. Adriano

Periudha te Barcelona: 2010-2016

Trofetë: La Liga (4), Superkupa e Spanjës (3), Kupa e Mbretit (3), Liga e Kampionëve (2), Superkupa e Europës (1), Botërori për Klube (2).

Maxwell Barcelona Stuttgart 17-03-2010

8. Maxwell

Periudha te Barcelona: 2009-2012

Trofetë: La Liga (2), Superkupa e Spanjës (2), Kupa e Mbretit (1), Liga e Kampionëve (1), Superkupa e Europës (1), Botërori për Klube (2).

Juliano Belletti Barcelona Champions League 2005-2006

9. Juliano Belletti

Periudha te Barcelona: 2004-2007

Trofetë: La Liga (2), Superkupa e Spanjës (2), Liga e Kampionëve (1)

Sylvinho Barcelona

10. Sylvinho

Periudha te Barcelona: 2004-2009

Trofetë: La Liga (3), Superkupa e Spanjës (2), Kupa e Mbretit (1), Liga e Kampionëve (2).