Pas SHBA-ve, një objekt misterioz shfaqet në qiellin e Kanadasë

Në një seri në vazhdim, rasti i objekteve të panjohura mbi Amerikën e Veriut duket se po zhvillohet me zbulimin e një tjetri mbi Kanadanë veriore.

Informacioni u konfirmua të shtunën nga NORAD, Komanda e Mbrojtjes Ajrore të Amerikës së Veriut që mbulon SHBA-në dhe Kanadanë.

Ndonëse nuk u fut në më shumë detaje, Komanda pohoi se objekti po lëviz në lartësi të madhe në pjesën veriore të vendit.

Dje SHBA rrëzoi një objekt të paidentifikuar mbi Alaskë dhe një javë më parë një balonë kineze që kishte kaluar SHBA-në në Oqeanin Atlantik. /albeu.com


Shtuar 11.02.2023 22:45

Tags: