Robben rikthehet të luaj pas 18 me Groningen (VIDEO)

Arjen Robben rikthehet sërish në fushën e lojës. Pasi u largua nga Bayern dhe njoftoi për largimin nga futbolli i luajtur, holandezi 36-vjeçar ndryshoi mendje dhe u kthye në klubin ku u rrit, Groningen , të cilin e la në vitin 2002.

Njoftimi për nënshkrimin me klubin holandez është dhënë që në qershor, por vetëm ditën e sotme ka zhvilluar një ndeshje futbolli. Ai e bëri këtë me shiritin e kapitenit në një barazim 1-1 në ndeshjen miqësore kundër Almere City. Robben e nisi si titullar sfidën, por u zëvëndësua në minutën e 31-të pa arritur të shënojë gol.

Ishte bukur të luaja përsëri një ndeshje futbolli. Unë jam i lumtur që më në fund po kthehem në fushë. Po bëj të pamundurën për t’u përmirësuar. Mundohem të përgatitem sa më mirë që të mundem dhe mbi të gjitha të argëtohem,” tha Roben pas ndeshjes.


Shtuar 22.08.2020 15:45