“Trupi i ndarë në 6 copa”, Berisha bën deklaratën e fortë: Rama e di ku ndodhet Ervis Martinaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama është në dijeni se ku ndodhet Ervis Martinaj. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Berisha u shpreh se Baton Haxhiu shkroi se Martinaj është i ndarë në 6 copa e se ndodhet në Prokurori.

Berisha: Ky është i çmendur, i pangopur, vjedhja shtohet me të vjedhur. Nuk ka sektor që ky nuk ka shtri tentakulat e veta, ia morën lojërat e fatit Ervis Martinit dhe tani thotë ku është. Po e di vetë ai ku është, ai ishte biznesmeni i lojërave të fatit. Olsi Rama është njeriu i përfolur për lojërat e fatit. Shko pyet Batonin, a nuk shkruajti ai që është me 6 copa. Shikoni tani, një njeri i zhdukur që thotë është në 6 copa në prokurori, do thoni nuk e tha Fuga po e thanë Fugat e tij. A nuk ishte Batoni që na thoshte se Linda është për presidente? S’ka më të mirë se Lindën për presidente, ai është zëdhënësi i familjes. Çfarë prokurorie është kjo që thuhet se mban një kufomë me 6 copa, pse nuk bën përgënjeshtrim, po njeriu çfarëdo që t’i ketë ndodhur nuk trajtohet në këtë mënyrë, nëse është në 6 copa familja njoftohet./albeu.com