“Ti flet shumë, mos u huto”, Benzema ka postuar një foto me Topin e Artë në përgjigje të kritikave të Rothen

Karim Benzema iu përgjigj kritikave të Jerome Rothen.

Ish-lojtari francez ka qenë më parë kritik ndaj Benzemas. Ai tha një ditë më parë se ai preferon Kylian Mbappe si liderin sulmues të Francës, sulmuesi i PSG-së i jep më shumë besim se Benzema.

“Ti flet shumë… Mos u huto”, ka shkruar sulmuesi i Real Madridit në historinë e tij.

Në storien e radhës, ai ka postuar një foto me Topin e Artë. /G.D albeu.com/