Presidenti i PSG pas rinovimit të Mbappe

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ka folur pas rinovimit të Kylian Mbappe.

“Zgjatja e kontratës së Kylian Mbappe shënon një moment të jashtëzakonshëm në historinë e klubit tonë dhe është një lajm i madh për tifozët në mbarë botën.

Që kur u bë anëtar i familjes sonë, Mbappe ka arritur një madhështi të pakrahasueshme me njerëzit e moshës së tij në çdo aspekt. Duke rinovuar kontratën e tij, ai do të jetë themeli i së ardhmes së klubit tonë si brenda dhe jashtë fushës.

Jam jashtëzakonisht krenar dhe i lumtur për Kylian, për tifozët, për të gjithë familjen e PSG-së, jam i lumtur që do të vazhdojmë rrugëtimin tonë të mrekullueshëm së bashku. Kapitujt më të mëdhenj në historinë e klubit nuk kanë ardhur ende”, tha Al-Khelaifi. /albeu.com/


Shtuar 21.05.2022 21:35