Pas Milanit edhe Interi interesohet për serbin e Real Madridit

Interi po mendon për disa lëvizje gjatë merkatos së janarit, e një nga lojtarët që preferohet nga “zikaltërit” është sulmuesi  serb i Real Madridit, Luka Jovic, njofton Gazzetta dello Sport.

Jovic nuk ka arritur për asnjë moment të jetë i rëndësishëm për “galaktikët” duke rezultuar kështu një transferimin e dështuar.

Sidoqoftë, para se të provojnë nënshkrimin me Jovic, Inter fillimisht planifikon largimin e Alexis Sanchez.

Sanchez është futbollisti më i paguar, por aspak nuk i përshtatet stilit të Simeone Inzaghit.


Shtuar 10.10.2021 21:18