UEFA cakton datat dhe oraret e ndeshjeve të ekipeve shqiptare në Champions dhe Conference League

UEFA ka publikuar sot datat dhe oraret e të gjitha ndeshjeve të turit të dytë të kompeticioneve të saj, duke treguar kësisoj edhe rrugëtimin e skuadrave shqiptare që mbeten në garë në Europë.

Tirana zbret e para në fushë pasi nis rrugëtimin e saj në Ligën e Konferencës që të martën, kur do të ndeshet në orën 20:00 ndaj Zrinjski të Bosnjë-Hercegovinës.

Në të njëjtën ditë, në orën 20:45, Ballkani do të përballet me La Fiorita të San Marinos në transfertë.

Në Ligën e Kampioneve, do të jetë Shkupi që vazhdon rrugëtimin me një sfidë të vështirë përballë Dinamo Zagreb, të cilën e luan të martën në orën 21:00.

Ndeshja e Vllaznisë në Shkodër ndaj Universitatea Krajova të së enjtes ishte përcaktuar me kohë që do të luhej në orën 21:00.

Ndërsa sot është zyrtarizuar edhe sfida e parë e Laçit ndaj Pëetrokub të Moldavisë, ndaj të cilës luan në transfertë në atë ditë në orën 19:00.

Shkëndija udhëton drejt Moldavisë për të luajtur të enjten në orën 17:00 sfidën ndaj Valmiera.

Ndërkohë, në orën 19:00 luhet në Belgjikë sfida mes Antverp dhe Dritës.

Kalendari

LIGA E KAMPIONEVE

19.07.2022

Dinamo Zagreb-Shkupi 21:00

LIGA E KONFERENCËS

19.07.2022

Tirana-Zrinjski 20:00

La Fiorita-Ballkani 20:45

21:07.2022

Valmiera-Shkëndija 17:00

Petrokub-Laçi 19:00

Antverp-Drita 19:00

Vllaznia-Universitatea Krajova 21:00