Ankesa e PDK-së në Dragash, PZAP urdhëron KQZ-në të mos i përfshijë në rezultat votat me postë

Paneli Zgjedhor për ankesa dhe Parashtresa e ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidatit për kryetar të Komunës së Dragashit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shaban Shabani, lidhur me votat përmes postës.

PZAP-ja ka urdhëruar KQZ-në, që të mos i përfshijë votat me postë në Dragash me rastin e shpalljes së rezultatit përfundimtar për Raundin e Dytë të Zgjedhjeve Lokale të mbajtura me 14 nëntor të këtij viti.

Sipas ankesës së Shabanit, ai pretendon se pjesa më e madhe e zarfeve me fletëvotime të supozuara që kanë ardhur nga Austria, Zvicra dhe Gjermania janë të organizuara nga më së shumti tre persona, të shkruara me dorën e njëjtë. Poashtu ai pretendon se të njëjtat janë dërguar me postë nga një person, brenda disa minutash./Express

 


Shtuar 19.11.2021 17:01

Tags: , ,