Thirrje raciste ndaj yllit të Portos, sulmuesi braktis ndeshjen (VIDEO)

Në Portugali po luhej takimi ndërmjet Guimares dhe Porto, në minutën e 72’ sulmuesi Marega kërkoi me patjetër të zëvendësohej, kjo për arsye se ndaj tij kishte thirrje rraciste.

Sulmuesi nga Mali nuk duroi dot dhe kërkoi të braktiste fushën, shokët e skuadrës e mbanin me forcë të qendronte në fushë, por qe e kotë.

Lojtari e kishte marrë vendimin të braktiste lojën, nga ana tjetër trajneri i Portos Conceicao i kërkonte tifozëve të pushonin, ku dëgjohej të thoshte, “t’ju vijë turp”.

Trajneri u detyrua të zëvendësonte sulmuesin më të mirë të skuadrës.


Shtuar 16.02.2020 20:29