Klopp përplaset me gazetarin kur pyetet për koronavirusin

Trajneri i Liverpool u pyet përsëri për koronavirusin në konferencën për shtyp përpara ndeshjes kundër Atletico Madrid.

Jurgen Klopp nuk ka frikë se lojtarët e tij të Liverpool do të bartin koronavirusin gjatë ndeshjeve të radhës.

Ndeshja e Reds me Atletico Madrid të mërkurën është një nga tre ndeshjet e Ligës së Kampionëve që luhet me tifozë, për shkak se të gjitha sfidat tjera do luhen pa praninë e tifozëve për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Dhe Klopp, duke folur para ndeshjes, u pyet nga një gazetar nëse ai ishte i shqetësuar që lojtarët e tij do të infektoheshin nga ky virus.

“A jeni nga Madridi?” tha trajneri i Reds. “Ju jetoni në Madrid – a nuk jeni i shqetësuar?”Kur gazetari u përgjigj duke thënë se ai nuk luan futboll, Klopp shtoi: “Nuk është aq e ndërlikuar. Futbolli është vetëm një lojë. Ne jemi vetëm pjesë e shoqërisë dhe të gjithë duhet të shqetësohemi në të njëjtën kohë. Kjo është saktësisht ajo që nuk më pëlqen – ju uleni dhe më bëni këtë pyetje, por ju fluturuat nga Madridi këtu. Qëndroni atje – ata kanë shkolla të mbyllura dhe ju padyshim që jeni i shqetësuar”, përfundoi Klopp.

Ndeshja mes Liverpoolit dhe Atletico Madridit luhet nesër nga ora 21:00.


Shtuar 10.03.2020 16:39