Anita Haradinaj lë në mes “Dance Albania”, kjo është arsyeja e fortë!

Anita Haradinaj ka lënduar gjurin e saj dhe për pasojë, ajo nuk mundet dot që të kërcejë nga dëmtimi.

Ajo ka zbuluar se do të tërhiqet nga spektakli pasi ka nevojë për pak pushim.

“Mirë jam, mirë, thjesht nuk mund të kërcej më. E di që do ju mungojë paraqitja ime skenike jo aq sa vallëzimi im. Do bëj pushim dhe besoj sa t’i kalojë kjo, do rikthehem pastaj, ose nuk do rikthehem, nuk e di, varet nga gjithë gjendja. Gjërat e bukura zgjasin pak, prandaj ngelen të bukura. Unë e kam shijuar pa fund këtë spektakël. Do kisha vazhduar ta shijoj. Ju falenderoj të gjithëve. Falenderoj Verën, të falenderoj ty, falenderoj jurinë. Kemi kaluar momente shumë të bukura, do të më mungoni. Unë e kam pranuar këtë eksperiencë sepse ka qenë diçka ndryshe nga 23 vjetët e karrierës time në televizion, nga një profil totalisht ndryshe. Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe shumë e bukur. Më vjen mirë që kam qenë pjesë e saj. Doja t’u thoja të gjithëve njerëzve, kur ju jepet mundësia që të provojnë diçka ndryshe nga ajo që kanë bërë të mos kenë frikë dhe ta sfidojnë veten sepse nuk i dihet, nuk do të thotë që të dalësh gjithmonë i pari, sa do të thotë që në jetë të përmbushesh me sfidat dhe eksperiencën e bukur”, theksoi ndër të tjera Anita.