Çfarë është gërma “Z” mbi tanket ruse? Amerikanët në betejë për ta zbuluar (VIDEO)

Shërbimi sekret në Ukrainë bashkë me ato të vendeve perëndimore po mundohen të kuptojnë se çfarë është shenja Z shkruar mbi automjetet ushtarake ruse.

Të dielën në kufirin e Rusisë me Ukrainë, në Shebekino janë parë 200 automjete ushtarake ruse me shenjë “Z”, të markuara mbi to.

Sipas mediave të huaja, dyshohet se shenjat janë caktuar për role specifike mes tensioneve në rritje për një pushtim të afërt. Pamjet që tregojnë shkronjat janë të vendosura mbi tanke, armë vetëlëvizëse, kamionë me karburant dhe automjete furnizimi.
Kanali i pavarur rus Telegram Hunter’s Notes, i cili monitoron nga afër lëvizjet ushtarake, tha se “të gjitha pajisjet të shënuara me “Z” u panë pranë Kursk dhe në rajonin Shebekino të Belgorodit në kufirin me Ukrainën.

Këto zhvillime vijnë pasi shpërthimet tronditën Ukrainën lindore mbrëmjen e së shtunës. Sakaq, shefi i NATO -s paralajmëroi se sinjalet që vijnë nga Rusia sugjerojnë se Moska po përgatitet për një sulm të plotë.


Shtuar 20.02.2022 15:50

Tags: , , ,